Dy miqesore, dy barazime te arritura nga Vllaznia ne ndeshjet miqesore te pragsezonit dhe sigurisht qe te gjithe prisnin nje te trete per te gjetur edhe fitoren e pare te kuqebluve.
Por ne fakt, duket se nuk do te ndodhe keshtu. Drejtuesit e skuadres nuk kane nder mend te planifikojne nje tjeter miqesore ne kete fundjave.
Trajneri Lika ka shprehur deshiren qe me mire te zhvilloje nje test kontrolli brenda- perbrenda skuadres sesa te perballet me ndonje kundershtar tjeter.
Arsyeja eshte shume e thjeshte: Nje perballje brenda skuadres do ta ndihmoje te shohe me mire gjendjen e secilit futbollist, perfshi ketu edhe te atyre qe jane ende ne prove.
Vetem pas kesaj, do te merret edhe nje vendim perfundimtar per secilin prej tyre. Kujtojme qe Vllaznia nuk ka me kohe per te humbur sepse javen e ardhshme do te luaje ndeshjen e pare te kampionatit, ate ndaj Korabit ne “Loro Boriçi”.
© shkodrasport.com