Vllaznia e femrave e ka mbyllur ne avantazh 2-0 pjesen e pare te ndeshjes ndaj kampiones gjeorgjiane Lanchkhurti. Ka qene goli i Megi Doçit shenuar ne minuten e 42-te dhe ai Klaudia Borcit ne shtese qe e kane çuar kampionen shqiptare ne avantazh drejt dhomave te zhveshjes.

Duhet thene se ka qene nje 45 minutesh i dominuar totalisht nga vajzat kuqeblu te cilat kane krijuar disa raste shenimi, por goli do te vononte te dilte ne drite. Tre minuta para fundit Doçi ka gjuajtur fort me te djathten ne hyrje te zones dhe portieria kundershtare nuk ka qene ne gjendje ta ndalte topin qe pushoi ne rrjete.

Nderkohe ne shtese pas nje goditje kendi, ka qene sulmuesja e re dhe e talentuar Klaudia Borci qe ka gjuajtur sakte me koke brenda zone duke e derguar topin serish ne rrjete.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me Hysken ne porte, ne mbrojtje po luajne Ramadani ne te djathte dhe Curraj ne te majte ndersa dyshja e qendres eshte e formuar nga Bajraktari dhe Mustard.

Nderkohe, ne repartin e mesfushes jane kapitenia Franja se bashku me Pressley dhe Megi Doçin dhe ne sulm Jones, Borci dhe Ahamadi. Vllaznia ne kete menyre eshte vetem 45 minuta larg kualifikimit per ne finalen e grupit 2 te “UEFA Women’s Champions League’.