Eshte mbyllur me rezultatin 2-1 ne favor te Vllaznise pjesa e pare e ndeshjes ndaj Beselidhjes qe po luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Loja e mire e kuqebluve ne minutat e para do te shperblehej me gol. Ne minuten e 15-te Arsid Kruja me një predhë nga jashtë zone ia del të shënojë për ekipin shkodran duke i dhënë avantazhin.

Tre minuta me vone do te vinte edhe goli i dyte. Me mire te themi nje supergol i Herald Markut i cili lëshon një predhë nga jashtë zone dhe shënon të dytin.

Ne minuten e 29-te eshte rasti i pare per lezhjanet. Hepaj gjuan fort nga jashte zone dhe portieri Efremov e grushton topin mbi traverse. Lezhjanet nuk dorezohen dhe kater minuta me vone do te arrinin tek goli me ane te Xhorxheviç.

VLLAZNIA- BESËLIDHJA 2-1

Golat: Kruja ’15, Marku ’18/ Xhorxhrviç ’33

VLLAZNIA: Efremov, Gurishta, Malota, Adili, Shtubina, Lika, Krymi, Kruja, H.Marku, Sidorenko, Zhunior. Trajner: Hysen Dedja

BESËLIDHJA: Vukasinoviç, Fetaj, Dibra, Moçi, Rustemaj, Hepaj, Çokiç,Bushi, Përgjoni, Hoxha, Xhorxheviç. Trajner: Elvis Plori

ARBITËR KRYESOR: Laver Alla (Lushnjë)