Besimi për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit të këtij viti, nuk ka rezultuar I tillë. Vllaznia ka zhgënjyer ndaj Partizanit duke humbur me rezultatin 1-3. Padyshim që ky rezultat, I rëndon edhe më shumë pozitat e kuqebluve që e mbyllin vitin 2017 në vendin e parafundit në renditje. Pjesën e dytë, ekipet e nisin sërish me të njëjtën mënyrë loje ndërkohë që në minutën e 60-të, trajneri Gjoka do të kryente zëvendësimin e parë duke larguar Krymin për Tafilin.
Një lëvizje kjo për t’i dhënë më shumë frymëmarrje repartit të mesfushës së Vllaznisë. Në minutën e 65-të, Kalari me një goditje dënimi rrezikon seriozisht portën shkodrane teksa topi kaloi ngjitur me shtyllën e majtë pingule të Sherrit. Por gjithsesi Partizani një minutë më vonë do të kalonte në avantazh me anë të Prognit që gjuan saktësisht në hyrje të zonësshkodrane. Vllaznia mundohet të reagojë por në fakt është skuadra vendase ajo që në minutën e 83-të do të shënonte edhe golin e tretë me anë të Bardhit. Perfundimisht 3-1 per te kuqte nderkohe qe me kete humbje, pozitat e Vllaznise rendohen edhe me shume ne renditje.
© shkodrasport.com