Ndryshe nga ekipi i femrave, ai i meshkujve te volejbollit te Vllaznise nuk ka arritur dot ta fitoje ndeshjen e javes se katert te Kupes se Shqiperise. Mbremjen e sotme, ai eshte mundur me rezultatin e paster 0-3 nga Tirana brenda ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Duhet thene se ka qene nje takim jo ne lartesine e duhur per ekipin shkodran, i cili u kujtua te luante vetem ne setin e trete, por qe gjithsesi nuk mjaftoi per asgje sepse bardheblute dolen te humbur nga kjo perballje.

Ne setin e pare, Tirana arriti te fitonte pa ndonje veshtiresi te madhe me rezultatin 25-17, ndersa ne te dytin serish triumfon, kete here me rezultatin 25-20. Ne te trein nderkohe ka rivalitet te madh dhe ka patur disa barazime rradhazi ne fundin e tij.

Fillimisht 23-23, me pas 24-24, 25-25, 26-26, 27-27, 28-28 dhe vetem kaq sepse te kuqte ne fund do te merrnin dy piket qe i duheshin dhe si rrjedhoje me rezultatin 30-28 do te fitonin edhe setin e trete dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0.

Pas 4 ndeshjesh, Vllaznia e trajnerit Artan Kalaja ka arritur te marre dy fitore dhe dy humbje, duke grumbulluar 5 pike dhe ndodhet e pozicionuar ne vendin e trete ne grupin B. Kur kane mbetur edhe dy ndeshje deri ne fund, ende nuk eshte e qarte nese ajo do te arrije te siguroje kualifikimin per ne gjysmefinale apo jo./www.shkodrasport.com/