Tjeter fitore e shkelqyer e Vllaznise ne volejboll per femra. Pas fitores ne ndeshjen e kaluar ndaj Mirdites, tashme ajo merr nje tjeter fitore, kete here ndaj Partizanit, ekipit qe vetem pak dite me pare fitoi Kupen e Shqiperise.
Ndeshja e luajtur ne Tirane ka qene dramatike. Vllaznia ka fituar setin e pare me rezultatin 25-23, nje fitore qe do t’u jepte moralin e duhur vajzave shkodrane per te tentuar fitoren ne kete takim.
Por ne fakt, ne setin e dyte dhe te trete eshte Partizani qe fiton me shifrat 25-15 dhe 25-17 duke kaluar rezultatin ne favorin e tij. Madje edhe ne setin e katert, vajzat kryeqytetase udhehiqnin deri ne 12-8 por me pas gjerat kane ndryshuar.
Vllaznia rrit lojen e saj dhe arrin ta fitoje kete set me rezultatin 25-20 dhe kesisoj takimi shkon ne set final. Ne kete te fundit eshte serish ekipi shkodran qe luan me mire duke fituar 15-11 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.
Me kete fitore, vajzat kuqeblu jane ngjitur nga vendi i shtate ne te pestin ne renditje dhe padyshim qe tashme jane brenda çdo objektivi per te tentuar t’i bejne nje mbyllje te mire kampionatit.