Është mbyllur në barazim 2-2 derbi Apolonia-Bylis. Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por që në fund nuk ka prodhuar asnjë fitues.

Fillimisht ishte Apolonia që gjen dy gola me Haxhiun dhe Mihanën, ndërsa Ndreca rihap ndeshjen për Bylisin. Në fraksionin e dytë, Bylis është më kërkuar dhe gjen sërish golin me Ndrecën që shënon një tjetër supergol.

Miqtë shtojnë edhe më shumë presionin dhe shënojnë me Mehmetllarin, por gjyqtari e anullon pas disa sekondash. Me këtë barazim, Bylis shkon në kuotën e 2 pikëve, ndërsa Apolonia merr pikë e parë në Superligë.

Kjo e fundit kater dite me pare ne Shkoder ndaj Vllaznise nuk tregoi asgje ne fushen e lojes dhe te gjithe menduan se do te ishte skuadra me e dobet e kampionatit, por ne fakt nuk duket te jete krejt keshtu e kete gje e tregoi edhe sot kur i mori barazimin Bylisit.

Apolonia-Bylis 2-2

7′ Haxhiu, 18′ Mihana / 28′, 69′ Ndreca

APOLONIA: Harizaj, Sota (63′ Efiong), Bumbar, Agiare, Mihana, Zaimaj (53′ Smaçi), Jeboa, Mehmeti (75′ Gjata), Haxhiu (63′ Zoga), Ejoh, Artur
Trajner: Xhovani Kolela

BYLIS: Qirko, Ymeralilaj (25′ Lika), Stojanoviç, Alan, Ndreca, Mëllugja (62′ Cardaku), Kardozo (20′ Ujka) (46′ Carkanji), Murataj, Hadroj, Dushkaj (20′ Entoni), Mehmetllari. Trajner: Vejlko Dovedan