Rezultatet negative në dy ndeshjet e para të këtij viti kanë krijuar një klimë aspak pozitive rreth ekipit të Vllaznisë dhe natyrisht që situata nuk është aspak entuziaste.

Megjithatë stafi teknik dhe drejtuesit e klubit janë duke u munduar që ta mbajnë ekipin larg kësaj zhurme dhe këtij presioni.

Pas pushimit të së hënës, kuqëblutë i janë rikthyer sërish stërvitjes pasditen e së martës teksa ekipi ka zhvilluar edhe analizën e ndeshjes me Skënderbeun.

Kuptohet që objektivi ka qenë nxjerrja e shkaqeve që çuan në atë humbje në të tilla përmasa por jo vetëm kaq. Interesi i të gjithëve është për t’i korigjuar këto gabime dhe për të menduar për sfidën e rradhës, atë që do të luhet ditën e shtunë në Lushnjë.

Për të gjithë, mendimi i përgjithshëm është se tani fillon kampionati i vërtetë për Vllazninë. Janë ndeshjet direkte me tre rivalët kryesorë ato që do të përcaktojnë shumë gjëra për ekipin shkodran pas përfundimit të këtyre tre javëve të para të fazës së tretë.

Dëshira natyrisht që është për të patur një kthesë në rezultate që të shtunën në “Roza Haxhiu” por nuk do të jetë e lehtë.
© shkodrasport.com