Erzeni rikthehet me fitore pas 19 vitesh në Superligë, duke mposhtur me shifrat minimale 1-0 Vllazninë në stadiumin “Niko Dovana”. Ndeshja u vendos me supergolin e Alan në minutën e 22-të. Vllaznia bën dramën e madhe duke e nisur me humbje këtë sfidë të parë të kampionatit.
Ekipet bën maksimumin për të dalë fitimtarë nga sfida e sotme, por fati i buzëqeshi shijakasve të trajnerit Xhavahir Kapllani. Trajneri Josa u mundua të hidhte në fushë të gjithë alternativat e tij, por rezultuan të passukseshme në fundin e takimit.
Erzeni-Vllaznia 1-0
Goli: Calbergue 23’
Erzeni (4-1-4-1): Xhika, Iljazi, Sadiki, Krasniqi (Troplini 61’), Peposhi, Mehmeti, Osmanllari, Calbergue (Enck 71’), Kahrimanoviç, Kadriu, Avdiu (Goga 88’) (në dispozicion: Hasanbelli, Doksani) Tr: Xhevahir Kapllani
Vllaznia (4-3-3): Zogoviç, Gurishta, Shehi, Juriç, Hakaj, Jonuzi (Kruja 85’), Boshnjaku, Marku (Vulaj 46’), Hoxhaj, Latifi, Nunesh (Çoba 64’) (në dispozicion: Qarri, Smajli, Heriç, Pjeshka, Alivoda, Spahija) Tr: Mirel Josa
Arbitër: Kreshnik Cjapi
Kartonë të verdhë: Sadiki 28’, Iljazi 67’ / Shehi 22’, Nunesh 57’