Vllaznia e futbollit te femrave e ka nisur me fitore edhe fazen e dyte te kampionatit, madje duke fituar thellesisht me rezultatin 8-0 ndaj ekipit te Lushnjes.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte dominuar ne te gjitha drejtimet nga ekipi shkodran qe ndonese me disa lojtare titullare te lena pushim nga ana e stafit teknik. serish ka treguar supermacine e tij.

Ka qene mesfushorja Franja ajo qe ka zhbllokuar rezultatine fillimisht e me pas ka shenuar Doçi me 11-metersh para se te shenonte edhe Kodra dhe ne kete menyre pjesa e pare eshte mbyllur me avantazhin 3-0 ne favor te Vllaznise.

Nderkohe, ne pjesen e dyte vajzat kuqeblu do te shenonin edhe 5 gola te tjere, dy prej te cileve mbajne serish firmen e Megi Doçit qe kesisoj ne kete ndeshje ka shenuar nje triplete nderkohe qe ka shenuar Kodra serish si dhe Gjergji e Brocaj.

Perfundimisht 5-0 per Vllaznine qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 36 pikeve me 12 fitore ne po kaq ndeshje te luajtura, duke qene e shkeputur 5 pike nga Apolonia e vendit te dyte./SHKODRA-SPORT.COM/