Vllaznia ka fituar 2-1 ndaj Korabit ne “Loro Boriçi” ne ndeshjen e pare te kampionatit te kategorise se pare.
Nje fitore qe gjithsesi tregoi se kuqeblute kane ende per te permiresuar ne lojen e tyre.
45 minutat e para jane dominuar totalisht nga Vllaznia dhe madje nuk kane mumguar edhe rastet.
Lika, Rodrigues, Hajdari e Zogaj kane qene ne disa momente prane golit megjithate nuk jane te qarte ne momentin e finalizimit.
Ne fund te kesaj pjese, ka qene nje goditje denimi. Lika ka goditur shtyllen, topi kthehet ne zone dhe Hajdari e ka shtyre ne rrjete.
Pjesa e pare eshte mbyllur me avantazhin 1-0 ne favor te Vllaznise.
Ne fillimin e se dytes vazhdon dominimi i kuqebluve megjithate ne minuten e 65-te Murrja do te barazonte per Korabin.
Por barazimi nuk do te zgjaste shume. Ne minuten e 73-te braziliani Rodrigues ka shenuar me koke golin e avantazhit per shkodranet.
Vllaznia e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Sherri, Gocaj, Gurishta, Ignat, Marku, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari, Zogaj, Rodrigues.
Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe Bilali, Pusi e Ruqi.
Vllaznia ne kete menyre e ka nisur me fitore kampionatin ku padyshim qe do te tentojw mbajtjen e vendit te pare deri ne fund dhe ngjitjen ne Superlige.