Projekti i ri në Shkodër, pavarësiht entuziazmit për afirmin e një stafi të ri drejtuës e një emri të njohur në stolin e Vllaznisë si Tomas Brdariç, ka nisur me shumë probleme.
Në stërvitjen e parë me ekipin shkodran janë shfaqur thuajse vetëm lojtarët e akademisë, pasi lojtarët e edicionit të kaluar nuk kanë hedhur firmat në marrëveshje, duke dashur që më pare të likuidohen për pagat e prapambetura e të kenë garanci për të ardhmen.
Situata duket përsëri kaotike, si shpesh në vitet e fundit dhe këtë e pranon edhe drejtori sportiv, Matko Djarmati, i cili në një intervistë për TV Rozafën, ka gjetur edhe justifikimin për këtë gjendje.
“Sot është dita e parë e stërvitjes me lojtarët që janë në kontratë. Lojtarët që ishin sezonin e kaluar është e vēshtirë të mbyllìm kontratën më to. Ka 2 javë që bëjmë bìsedime por është e vēshtirë.
Gjithsesi jam optimìst se do ndërtojmē një ekip cilēsor, por problemì është se na duhet kòha, edhe pse nuk kemi kohē të mjàftueshme. Skuadra nuk ishte pērgatitur për të dalē në stërvitje, por ishte kërkesē e trajnerit për të dalë me lojtarët që janë në dispozìcion.