Me mendjen tek sfida me Realin, por Vllaznia e femrave nuk mund te lere pas dore edhe “detyrat e shtepise”. Dhe keshtu ka bere edhe sot teksa ka fituar ndeshjen e pare te kampionatit, ate ndaj Laçit me rezultatin e thelle 8-0.

Nje fitore e pritshme, nisur edhe nga diferencat e medha ne mes dy ekipeve, por ne fakt, ekipi kuqeblu eshte i vendosur per te ecur i sigurte drejt titullit te 10-te kampion dhe vendosjes se yllit ne fanelle ne fund te ketij sezoni.

Ndeshja e prapambetur e javes se pare me ekipin e Laçit, eshte luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe eshte fituar me nje rezultat te thelle nga vajzat shkodrane qe e konsideruan kete ndeshje, thjesht nje seance stervitore.

Fitorja nuk ka qene aspak e veshtire per t’u arritur. Goli i pare i ndeshjes eshte shenuar nga kapitenia Esmeralda Franja, nderkohe qe gjate pjeses se pare sulmuesja amerikane Tarah Patterson ka shenuar edhe dy gola, nderkohe qe nuk kane munguar te dergojne topin ne rrjete edhe Megi Doçi dhe Esi Lufo. Pjesa e pare ne kete menyre eshte mbyllur ne shifrat 5-0.

Ne te dyten jane shenuar edhe tre gola te tjere, dy prej te cileve mbajne per autore serish Megi Doçin dhe nje tjeter nga Megan Cavanaugh duke kompletuar fitoren e thelle 8-0 ndaj ekipit qe vertete mban emrin e Laçit, por eshte i gjithe, ekipi shkodran i Atletik Klub, me lojtare, staf e gjithçka./SHKODRA-SPORT.COM/