Vllaznia e ka nisur mjaft mire ndeshjen e Kupes ndaj Teutes, ndeshje kjo qe po luhet ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit. Kuqeblute e kane mbyllur 10 minuteshin e pare me rezultatin 30-19 ne favorin e tyre.
Djemte e drejtuar nga trajneri Plantak kane bere nje nisje shume te mire, ndoshta duke perfituar edhe nga nje lodhje e basketbollisteve te Teutes qe kane luajtur edhe ne mesjave per Ligen Ballkanike.
Basketbollistet shkodrane kane dominuar duke shenuar edhe disa trepikesha dhe kjo ka bere qe perioda e pare te mbyllet me nje diference prej 11 pikesh ne favorin e tyre.
E rendesishme eshte qe te mbahet ky ritem edhe ne vazhdim. Natyrisht nuk do te jete e lehte sepse kundershtari ka ne rradhet e tij lojate shume te mire megjithate fitorja nuk eshte e pamundur.