Vllaznia e Nora Dedes nuk ndalet. Pasi mundi javen e kaluar Tiranen, ekipi shkodran ka arritur te triumfoje sot ndaj nje ekipi tjeter pretedent siç eshte ai i Partizanit. Kjo fitore merr me shume vlere, kur ke parasysh qe u arrit me permbysje nga vajzat kuqeblu.
Ne fakt kjo perballje e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” nuk ka nisur ne menyren e duhur per ekipin vendas. Si rrjedhoje Partizani e ka fituar shume lehte setin e pare ne shifrat 25-12. Por nuk do te ndodhte keshtu ne te dytin, kur Vllaznia “zgjohet” dhe luan me mire.
Si rrjedhoje arrin ta fitoje ate 25-21 duke barazuar ne 1-1 numrin e seteve. Partizani nuk ka deshire ta lere me kaq dhe ne te tretin fiton serish pa shume veshtire me shifrat 25-17 duke kaluar perseri ne avantazh dhe duke iu afruar fitimit te ndeshjes, por shkodranet nuk do te ishin dakord me kete gje.
Volejbollistet kuqeblu reagojne ne setin e katert duke e fituar ate me rezultatin 25-23 dhe ne kete menyre barazon numrin e seteve ne 2-2 duke e çuar ndeshjen ne set final. Ne kete te fundit, Vllaznia luan serish me mire duke e fituar 15-13 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.
Ne kete menyre, ajo merr fitoren e trete rradhazi me te njejtin rezultat duke rihapur garen per kualifikimin ne gjysmefinalen e kupes, pikerisht kur mendohej se kjo gje ishte thuajse e pamundur perballe rivaleve te tille si Partizani e Tirana./www.shkodrasport.com/