Vllaznia e pafat sërish. Ndaj Tiranës ishte shumë pranë marrjes së pikës, pse jo edhe të fitores megjithatë nuk ia ka dalë dot. Ajo është mundur me rezultatin 2-1 nga bardheblutë në një ndeshje me shumë emocione. Kuqeblutë e kanë nisur takimin me shumë mungesa dhe për rrjedhojë në fushë janë disa futbollistë të rinj, duke filluar nga portieri 17 vjeçar Sherri. Megjithatë kjo nuk ndikoi në fushën e lojës. Madje, sulmuesi Erald Çinari në minutën e 33-të do të shënonte një supergol me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Pjesa e parë do të mbyllej me fitoren e Vllaznia, 1-0.


Edhe e dyta po shkonte mjat mirë për kuqeblutë por gjithçka do të përmbysej në minutën e 58-të. Kapiteni Elvin Beqiri do të ndëshkohej me karton të kuq nga gjyqtari Jemini për ndërhyrje të parregullt ndaj sulmuesit të Tiranës Ndikumana. Këtu do të prishej ballanca e ekipeve në fushë. Për pasojë, nuk do të vononte edhe goli I barazimit për vendasit. Pas një krosi nga e majta, Muça shfaqet I lirë Brenda zonës dhe e dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat. Presioni I Tiranës do rritej dhe për këtë arsye, në minutën e 76-të do të vinte edhe goli I fitores ku sërish autor I tij do jetë mbrojtësi Muça. Një gol me të cilin do të mbyllej ndeshja sepse në minutat e mbetura të dy ekipet do të ruanin këtë rezultat. Vllaznia kësisoj është mundur me rezultatin 2-1 megjithatë paraqitja e saj në “Qemal Stafa” ka qenë shumë e mirë duke treguar se nuk kishte asnjë diferencë me bardheblutë në rradhët e së cilës luanin futbollistë me përvojë.

 

© shkodrasport.com