Nga Endri ÇINARI
Stadiumi “Loro Boriçi” ka rezultuar një “fortesë” deri në këto momente këtë sezon për Vllazninë. Shkodranët nuk kanë pësuar asnjë humbje në impiantin e tyre duke qenë kështu të pakalueshëm për kundërshtarët e tyre. Në 6 ndeshje të zhvilluara në shtëpinë e tyre, Vllaznia ka marrë 4 fitore dhe 2 barazime.
Ndër këto barazime janë dy rezultate identike, 2-2 ndaj kundërshtarëve si Tirana dhe Partizani. E ndërsa kuqeblutë kanë triumfuar në shtëpi 3-1 kundër Egnatias, 2-0 ndaj Bylis dhe 2-0 ndaj Skënderbeut. Duke grumbulluar kështu 14 pikë nga 18 të mundshme në “Loro Boriçi”. E duke u konfrimuar kështu të pathyeshëm në shtëpi deri në këto momente në kampionat.
Një ecuri e tillë pozitive për Vllazninë u konfirmua edhe në ndeshjen e fundit kundër Teutës. Ku shkodranët arritën të dilnin fitimtarë me rezultatin 2-1. Me një gol në limitet e takimit të shënuar nga Ildi Gruda, pas një asistimi të Balajt. Në këtë mënyrë Vllaznia ka ecurinë më pozitive nga të gjitha ekipet e Superiores deri më tani sa i takon ndeshjeve shtëpiake.
Ku pavarësisht ndoshta mungesës së tifozë në “Loro Boriçi” të cilët patjetër priten në numër më të madh në shkallët e stadiumit. Ekipi vijon me paraqitjet shumë pozitive dhe fitimtare në shtëpi. Fakt që reflektohet edhe në tabelën e klasifikimit ku skuadra qëndron në vendin e dytë me 25 pikë të grumbulluara, dy më pak se Partizani që udhëheq renditjen./www.shkodrasport.com/