Me dy fitore dhe me pike te plota 6, Vllaznia e femrave udheheq me merite grupin 10 te Liges se Kampioneve. Nje ecuri e tille padyshim qe eshte e merituar megjithate, ende asgje nuk ka perfunduar sa i takon kualifikimit per ne turin e dyte te ketij kompeticioni.

Ekipi shkodran ka perfituar nga humbja pasditen e sotme e skuadres vendase Gintra ndaj irlandezeve te Wexford me rezultatin 2-1. Kjo ka bere qe ai te jete i vetem ne krye me 6 pike, ndersa Gintra dhe Wexfort ndajne vendin e dyte dhe te trete me nga tre pike secila ndersa Birkirkara mban te vendit me 0 pike.

Ne keto rrethana, te marten do te vendoset gjithçka sa i takon kualifikimit. Vllaznia luan ndaj ekipit vendas Gintra dhe i mjafton edhe nje barazim per t’u kualifikuar sepse me 7 pike nuk do ta arrinte me askush.

Vajzat kuqeblu nuk do te luajne per barazim megjithate, do ta shfrytezojne edhe kete mundesi te arte. Perpos kesaj, ka edhe nje mundesi tjeter. Nese Gintra e mund Vllaznine dhe Weford fiton ndaj Birkirkara, behen tre skuadra ne krye me nga gjashte pike secila.

Per te percaktuar skuadren e kualifikuar rregulli eshte se do merret per baze ndeshja direkte. Ne keto kushte, Vllaznise serish do t’i mjaftonte qe te humbte me vetem nje gol dhe do te kualifikohej serish me golaverazh me te mire se dy ekipet e tjera.

Siç shikohet, shanset jane te shumta por gjithçka mund te ndodhe. Kampionet e Lituanise veshtire se do te heqin dore kollaj nga pretendimet e tyre per t’u kualifikuar dhe per kete arsye do te shfrytezojne gjithçka te jete e mundur per ta arritur kete gje.
www.shkodrasport.com