Nga Endri ÇINARI

Vllaznia ka vijuar me përgatitjet e zakonshme gjatë kësaj jave, ku shkodranët po bëhen gati për ndeshjen e rradhës. Ku në kuadër të javës së 34-ët të Superiores do presë Dinamon në Shkodër. Me sfidën që zhvillohet ditën e shtunë në orën 15:30 dhe mund të vendosë shumë për fatet e kuqebluve përsa i përket renditjes në dy vendet e para të klasifikimit.

Ajo që kënaq aktualisht në skuadrën kuqeblu është kompletimi i grupit. Edhe Milos Stojanoviç që mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Bylis është bashkuar me grupin tjetër të futbollistëve. Me mbrojtësin që pritet të jetë titullar në duelin e rradhës ndaj Dinamos. Një fakt që patjetër kënaq trajnerin Brdariç, që duhet të bëjë pa titullarin tjetër të qendër mbrojtjes përballë bluve.

Kjo pasi e sigurt është mungesa e Bajramit, i cili u ndëshkua me karton të kuq kundër Bylis. Dhe në këtë mënyrë nuk do jetë i gatshëm për 9 herë kampionët e vendit në duelin e kësaj fundjave.

Përsa i përket pjesës tjetër të futbollistëve kuqeblu nuk duket se do ketë mungesa përballë Dinamos. Përjashtim bën portieri Qarri, që mund të kthehet me skuadrën vetëm në ndeshjet e “final 4”.(www.shkodrasport.com)