Hygor Guimaraes ka lënë pezull drejtuesit e Vllaznisë pasi ende s’ka zbuluar datën e rikthimit në Shkodër. Braziliani mori leje për të qenë pranë familjes për 3 javë, por deri më tani nuk është dukur ende.
Në klubin shkodran është bërë me dije që pritet të kthehet në muajin janar për t’iu bashkuar skuadrës në fazën përgatitore.
Braziliani me sa duket nuk dëshiron të qëndrojë pushim, por ka nisur të stërvitet në mënyrë individuale. Në fotot e postuara në rrjetet sociale, Hygor shihet duke u përgatitur, raporton newsport.al.
Edhe pse rikthimi i tij duke një mister që do të zgjidhet me kalimin e kohës, fakt mbetet që mesfushori brazilian dëshiron të jetë në “top formë”.