Fitorja e Vllaznisë në Ligën Ballkanike të basketbollit të meshkujve, nuk ka kaluar pa u vënë re nga ”tifozi” numër një i shkodranve, Blendi Dibra. Ai është sekretar i përgjithshëm i Vllaznisë në këtë sport dhe në postimin e fundit në rrjetet sociale shprehet:

”KUQEBLUTË mundin të pamundurët e Ballkan Ligës Bultex 99 me rezultatin 87-77….ne jemi VLLAZNIA”. Këtu duket qartë krenaria e të qënit pjesë e një klubi kaq të madh me histori.

Për hir të së vërtetës, një fitore e tillë nuk pritej për shkak se Academic Bultex mbetet një ekip që rrallë herë humbet. Vllaznia ka bërë rritje dhe progres viteve të fundit, e kjo falë edhe të një menaxhimi të mirë dhe të drejtë.

Nëse i arrin këto gjëra, atëherë edhe rezultatet herët ose vonë do vijnë. Pritshmëritë për të ardhmen janë akoma edhe më të mëdha./newsport/