Erzeni i Shijakut aktualisht ndodhet në vendin e dytë në tabelën e renditjes në Grupin A të Kategorisë së Parë. Shijakasit e kanë nisur garën si pretendentë këtë sezon, ndonëse kanë një grup të vështirë me Vllazninë që kryeson por edhe me Dinamon e Korabin që pretendojnë.

Por, te shijakasit duket se janë siguruar financat dhe nga sa bëhet e ditur janë afruar 5 biznesmenë, dy nga kryeqyteti dhe një italianë. Drejtuesit e rinj, madje kanë grumbulluar skuadrën dhe të hënën në mbrëmje i kanë ftuar në një darkë në kryeqytet, stafin dhe lojtarët.

Pritet që së shpejti ata të bëjnë edhe një prezantim para skuadrës në qytetin Shijakut. Synimi i Erzenit tashmë që financat janë më të sigurta por edhe buxheti është shtuar ndjeshëm është rivalizimi me Vllazninë dhe ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.

Katër pikë më pak se shkodranët kryesues kanë shijakasit, të cilët aktualisht janë duke u përgatitur për transfertën e radhës që do të zhvillojnë me Burrelin në “Liri Ballabani”./vipsport/