Vllaznia do të ketë sërish në skuadër një pjesë të mirë të titullarëve të sezonit të fundit. Drejtuesit e klubit vendosën të mbajnë rreth 80% të skuadrës së sezonit të fundit, ku bëjnë pjesë disa titullarë dhe të tjerë futbollistë më të rinj.

Nga futbollistët me përvojë, këtë sezon do të jenë sërish kapiteni Erdenis Gurishta, Liridon Latifi, Fjoart Jonuzi, Elvedin Heriç, Arsid Kruja, Darko Bulatoviç, Esin Hakaj, Ardit Hoxhaj, Bojan Zogoviç dhe Ante Aralica.

Poashtu, edhe më të rinjtë siç janë Kristi Qarri, Klejdi Paloka, Mehdi Çoba, Geralb Smajli, Egzon Shimaj, Rejan Alivoda, Entoni Shkoza, Paulo Pjeshka, Flori Spahija, Eraldo Deda, Mersian Muliu, Antonio Delaj dhe ndonjë tjetër, duke shtuar këtu edhe afrimet e Dajan Shehit, Lorik Boshnjakut, Kaina Nunesh, Kristijan Vulaj, Marko Juriç dhe Herald Marku.

Grupi mund të plotësohet edhe nga një pjesë e mirë e Vllaznisë U-21. Këta futbollistë të rinj në moshë, pritet të kenë hapësira në sezonin e ardhshëm, pasi kjo është edhe pjesë e rëndësishme e politikave të klubit.
Maringlen ZHIVANI