Suad Lici është administratori i ri i skuadrës së Vllaznisë. Ish-futbollisti i Kombëtares u prezantua para disa ditësh para medieve, ndërsa tashmë ka nisur nga puna për të kompletuar çdo pozicion vakant në strukturat e klubit.

Drejtori sportiv dhe trajneri janë dy njerëzit më të rëndësishëm që priten të mbërrijnë te kuqeblutë.

Klubi i Vllaznisë doli me një njoftim zyrtar ku ftonte të gjithë të interesuarit të paraqiteshin me një CV pranë zyrave.

Siç raporton “Panorama Sport”, dy nga emrat më të përfolur janë Vioresin Sinani dhe Hasan Lika.

Ish-sulmuesi shkodran pritet të mbajë postin e drejtorit sportiv, ndërsa Lika do të jetë trajneri i skuadrës për edicionin e ri futbollistik.

Por kjo nuk duket e kryer. Vete klubi shkodran ka vendosur te kete nje proces te hapur dhe transparent ne kete drejtim duke u bere ftese te gjithe te interesuarve.

Me pas, do te jete administratori bashke me Keshillin Mbikeqyres qe do te perzgjedhin kandidaturat me te mira per keto dy poste.

www.shkodrasport.com