Kuqeblutë e Vllaznisë kanë arritur të marrin edhe fitoren e pestë rradhazi. Ato kanë mundur sonte ekipin e Tiranës brenda në kryeqytet në një ndeshje dramatike.
Shkodranët e nisën keq ndeshjen dhe i humbën dy setet e para por më pas, kanë përbysur gjithçka duke i fituar tre të tjerët dhe krejt takimin në shifrat 3-2.
Në këtë mënyrë, ecuria e tyre është e shkëlqyer deri tani teksa i kanë fituar të pesë ndeshjet e luajtura deri më tani. Ballafaqimi me bardheblutë është pritur me interes.
Këta të fundit e nisën mirë atë duke i fituar lehtësisht dy setet e para në shifrat 25-11 dhe 25-13. U krijua përshtypja se Vllaznia hoqi dorë nga pretendimet për të fituar takimin por nuk ndodhi kështu.
Ajo ka fituar setin e tretë 25-19 duke rihapur ndeshjen ndërsa i katërti ka shumë rivalitet megjithatë fitohet sërish prej saj 25-23.
Në këtë mënyrë takimi shkoi në set final në të cilin djemtë e drejtuar nga trajneri Kraja kanë fituar 15-9 dhe krejt takimin 3-2.
© shkodrasport.com