Opinion nga Suad Lici*

Unë jam një nga njerëzit që jetoj me këtë skuadër dhe sigurisht që më vjen keq, nëse nuk është në pozicionin që unë do të dëshiroja. Flitet për një Vllazni, e cila që në fillim funksionoi keq. U bë një merkato, për të cilën unë kam objeksionet e mia, pasi disa lojtarë ndoshta nuk I përshtaten uniformës së kësaj skuadre dhe ndoshta mund të bëheëshin zgjedhje të tjera. Por këtë e them duke qenë jashtë klubit dhe nuk I di mundësitë e tij financiare. Ajo që më ka bërë përshtypje është, që Vllaznia ka bërë një fazë përgatitore në shtëpi, ndërkohë që temperaturat në Shkodër ishin 40 gradë. Do të ishte shumë më mirë të merrte dy futbollistë më pak, nga ai grup që gjithsesi nuk po bën diferencën dhe të ishin në gjendje ta transferonin ekipin në një ambjent më komod dhe me një klimë më të përshtatshme.  Ne po e shohim që sulmi nuk na funksionon, pasi në kampionat kemi vetëm një gol të shënuar nga Hysa. Ky është vërtetë një problem I madh, por në të njëjtën kohë kemi pasur probleme në të gjitha repartet, duke filluar që nga mbrojtja. Për vazhduar më sipër, kisha pritur më shumë nga Shtubina dhe Hajdari, të cilët duhet të jenë më aktiv në lojën nga krahët, gjë që është edhe karakteristikë e Vllaznisë në vite. Ndërsa Semina, kur merr përsipër të bëj këtë rol, I duhet të tregohet më I kujdesshëm kur e harkon topin në zonë.  Me të gjitha këto defekte, kjo Vllazni mendoj se ka humbur befasinë në lojë, pra është kthyer në një skuadër shumë e lexueshme, ndërkohë që një pjesë e mirë e futbollistëve nuk kanë fare personalitet dhe në këto kushte nuk I bëjnë asnjë punë kësaj skuadre, përveçse ia ulin ndjeshëm vlerën e fanelës. Dhe në përgjithësi është ndërtuar nga futbollistë, që në të gjithë karierën e tyre nuk kanë fituar asnjë trofe, gjë që nuk ka ndodhur më parë me Vllazninë e përiudhave që konkuronte denjësisht në kampionatin tonë.  Ndërkohë që shoh, se ka tendenca për të penalizuar trajnerin Duro dhe kjo më duket fare e padrejtë. Kjo është skuadra që I ofruan dhe ai po bën gjithçka për ta kthyer në kompetitive. Ka mundësi që edhe të mos ja dali, por Shpëtimi e di shumë mirë, që Hysa nuk është Pejiç, pasi ky I fundit mund të bëj shumë më tepër gjatë një 90 minutëshi, ashtu siç e di, që Rexha është dështimi I merkatos së verës. Tashmë e gjitha që duhet të bëjnë është të mos dorëzohen, ndërsa në janar, drejtuesit duhet të ndërhyjnë sërish në merkato, kryesisht për gjetur një sulmues race, që ta ketë më të lehtë për arritur tek goli.

*Marre nga gazeta “Sport Ekspres”