Vllaznia në basketboll për të rinj ka marrë një tjetër fitore në kampionat. Këtë herë në transfertë ndaj Elbasanit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Tomor Sinani” të Elbasanit.
Djemtë kuqeblu të drejtuar nga trajneri Fatjon Hallunaj kanë bërë një lojë më të mirë, e kanë kontrolluar atë nga fillimi e deri në fund duke fituar krejt takimin me rezultatin 86-62.
Por e veçanta e këtij takimi ka të bëjë me basketbollistin Elian Memçaj. Lojtari që vetëm katër ditë më parë festoi 18 vjetorin e lindjes, ndaj Elbasanit ka shënuar plot 45 pikë! Më shumë se gjysmën e pikëve të ekipit dhe kuptohet që kjo gjë tregon më së miri për vlerat e këtij lojtari.
Ekipi shkodran deri tani ka zhvilluar 15 ndeshje teksa ka arritur të marrë 12 fitore dhe 3 barazime dhe ka një pikaverazh të shkëlqyer 1098- 863.
Ai duket brenda objektivit të parë për të qenë në zonën e play off-it të katër skuadrave më të mira të kampionatit, por kuptohet që më pas do të synojë titullin kampion dhe bashkë me Kamza Basket duket se do të jenë dy ekipet që do të rivalizojnë deri në fund për këtë gjë.
Kamza Basket siç dihet është kampionia në fuqi e vendit dhe tashmë Vllaznia do të tentojë t’ia marrë atë sepse ka vërtetë një grup me lojtarë të talentuar që premtojnë për të ardhmen.
© shkodrasport.com