Vllaznia ka nisur prej pak ditësh stërvitjen pas disa ditëve pushim, ku futbollistët nga vende të ndryshme janë ç’mallur me familjarët e tyre. Tashmë, i gjithë fokusi do të jetë te ruajtja e gjendjes së mirë të futbollistëve, të cilët arritën që pas 12-ndeshjesh të renditen në vendin e katërt me 19-pikë.

Deri më tani, shkodranët kanë 12-gola të shënuar dhe po aq të pësuar, me pesë fitore, katër barazime dhe tre humbje. Në fakt, Vllaznia ndihet më komode në ndeshjet në shtëpi, ku si ekip vendas ka arritur të marrë më shumë pikë se sa si skuadër mike. Kështu, përkatësisht 11-pikë si vendas dhe tetë pikë si mik.

Në fakt, gjithsecili mund të bëjë llogaritë e veta, por realisht për Vllazninë deri më tani në këtë fazë të kampionatit, ka qenë mjaft i rëndësishëm faktori “fushë” dhe lojtari i saj i 12-të, pikërisht tifozëria e zjarrtë shkodrane, duke marrë në konsideratë pikët e arritura në 12-javë.

Kjo e fundit sigurisht qe deshiron titullin kampion, i cili mund te jete edhe i arritshem, por per kete gje te gjithe faktoret duhet te jene ne unision dhe nese kjo ndodh, atehere ne maj mund te parashikohet nje feste e madhe ne Shkoder.
Maringlen ZHIVANI