Një inisiativë shumë interesante ajo që ka ndërmarrë Edi Martini për të organizuar një ndeshje miqësore mes ekipeve t ëish-futbollistëve të Vllaznisë dhe Tiranës. Bëhet fjalë për lojtarët që kanë luajtur në vitet ’90 të cilët do dalin edhe njëherë në fushë.
Është biseduar me shefin e klubit Tirana Alban Tafaj dhe ai ka shprehur gatishmërinë. Edhe me drejtuesit e Vllaznisë dhe të Bashkisë Shkodër është arritur akordi. pritet të caktohet vetëm data por me shumë mundësi, kjo ndeshje do zhvillohet nga gjysma e tetorit. Tek Vllaznia e viteve ’90 pritet të jenë futbollistë të tillë si Ferid Rragami, Hysen Zmijani, Fatbardh Jera, Hysen Dedja, Zamir Shpuza, Agron Lika, Çlirim Basha, Bujar gruda etj kanë shprehur gatishmërinë të jenë present në këtë ndeshje. Trajner është caktuar Ramazan Rragami. Pritet që kjo ndeshje të shoqërohet edhe me veprimtari të tjera si nderimin e disa figurave sportive apo dhe gjëra të tjera duke e kthyer në një ditë vërtetë të këndshme për të gjithë.