Skuadra shkodrane nuk do të jetë e plotë në ndeshjen e nesërme ndaj Flamurtarit. Përveç mbrojtësit Denis Pjeshka, ditën e sotme është konfirmuar edhe një tjetër mungesë në rradhët e Vllaznisë. Mesfushori Florind Bardulla ka ndjerë shqetësime në kavilje, një problem ky i vjetër që i është rikthyer sërish dhe stafi teknik pasi është konsultuar edhe me atë mjekësor, ka vendosur ta lërë pushim atë.
Natyrisht që këto mungesa ndikojnë në zgjedhjet e trajnerit Gjoka, sidomos ato në mbrojtje ku është i limituar në zgjedhjet e tij. Megjithatë, Vllaznia do të mundohet që edhe me këto lojtarë që nuk do të ketë në dispozicion, t’ia dalë për të marrë pikë.
© shkodrasport.com