18 ndeshje- 18 fitore për Vllazninë e femrave që vazhdon e sigurtë marshimin e saj e sigurtë drejt titullit të gjashtë kampion rradhazi dhe padyshim që kjo është mëse e merituar për të sepse këtë e tregon ecuria e deritanishme dhe rrugëtimi i saj.
Pasditen e sotme ekipi kuqeblu ka fituar me rezultatin e thellë 7-0 ndaj ekipit “Term” në një ndeshje që në fakt nuk pati shumë rivalitet ndonëse u mendua ndryshe.
Rezultati është zhbllokuar në minutën e 13-të nga sulmuesja Marsela Djegsina ndërsa 12 minuta më vonë ka qenë e zakonshmja Megi Doçi që ka shënuar një gol shumë të bukur. Po kjo futbolliste në ’36 do të shënonte edhe nga pika e 11-metërshit dhe me rezultatin 3-0 do të mbyllej pjesa e parë.
Në fillimin e së dytës, do të ishte sërish Megi që do të shënonte dy gola njëri pas tjetrit duke e thelluar edhe më shumë rezultatin ndërsa do të kishte vend edhe për një gol të Franjes në minutën e 72-të, apo dhe për një tjetër të malazezez Popoviç. Perfundimisht 7-0 per Vllaznine qe vazhdon e sigurte rrugetimin e saj drejt titullit te rradhes.
Në ndeshjet e javës së 18-të njëra nga rivalet e Vllaznisë, pikërisht Kinostudio, është ndalur në Fier nga Apolonia vendase ku është mundur me rezultatin 3-0 dhe kjo e ka çuar në 9 pikë diferencën me të ndërsa në lojë duket se ka mbetur vetëm Tirana AS që është gjashtë pikë larg ekipit shkodran katër javë para fundit të kampionatit.
© shkodrasport.com