
Skuadra shkodrane akoma nuk është gati për nisjen e pjesës së dytë të sezonit. Për të janë edhe disa enigma për t’u zgjidhur, pa të cilat nuk mund të thuash se çfarë Vllaznie do të shohim në fushë ditën e dielë. Dilemat për stafin vazhdojnë. Ende nuk dihet nëse do vijnë Marku e Dimo ndërkohë që Da Silva vazhdon të stërvitet në skuadër por nuk është e qartë nëse do luajë. Në kushte të tilla, sigurisht që për stafin drejtues ka shumë pikëpyetje. Drejtuesit e tij natyrshëm që janë të pakënaqur me drejtuesit e klubit që nuk u kanë sjellë lojtarët e kërkuar. Dështimin për marrjen e treshes Lika- Bala- Dushku ka sjellë jo pak shqetësim tek Vata dhe stafi I tij sepse planet ishin bërë me ta në skuadër. Po ashtu, dështimi I drejtuesve të klubit për marrjen e Da Silvës dhe Dimos, sërish I faturohet atyre. Ashtu si dhe dështimi për marrjen e Da Silvës nga Apolonia. Në këtë kontekst, pavarësisht se nuk shfaqet taman, mes palëve nuk ka shumë qetësi. Rudi Vata ka kërkuar të çojë deri në fund projektin e tij për të sjellë lojtarët që ka dashur. Pse nuk I është realizuar kjo gjë, pastaj janë arsye të tjera. Paratë tek Vllaznia ekzistojnë. 150 mijë eurot e marra nga shitja e Sukajt dhe Vajushit janë në arkë dhe trajneri ende nuk di të thotë se pse klubi nuk I shpenzon këto para për të sjellë në skuadër lojtarët që ai dëshiron. Klubi ndërkohë llogaritë I ka bërë shtruar duke plotësuar dëshira e trajnerit por edhe duke parë arkën në mënyrë që të mos bëheshin shpenzime të panevojshme për të paguar edhe kartonët e futbollistëve që donin të vinin tek Vllaznia. Problemet janë të qartë në këtë drejtim sepse skuadra shkodrane duket se vuan në drejtim. Të paktën këtë imazh ka krijuar nisur nga situata që paraqitet nga jashtë. Por ka ende edhe pak kohë për të ndërhyrë. Da Silva dhe Dimo mund të merren nga Bylisi, mjafton që të gjendet gjuha e përbashkët me presidentin Kapllanaj. Nëse kjo do realizohej, atëherë trajneri Vata do ishte disi më I qetë sepse do plotësohej mbrojtja por edhe sulmi me lojtarët e tij të preferuar. Për shkodranin Marku që luan me Dinamon, duket se ka qenë problem ndërprerja e marëdhënieve me klubin dinamovit ngaqë mbrojtësi është nën kontratë me ta deri në fund të sezonit dhe drejtuesit e tij nuk dëshirojnë ta lënë të lirë. Në kushte të tilla, Vllaznia I është rikthyer pistës “Vuk”. Lojtari tashmë ka marrë të gjithë dokumentacionin tek klubi Karlovac dhe është futbollist I lirë. Që do të thotë se në çdo moment mund të mbërrijë në Shkodër për të firmosur dhe me shumë mundësi, kjo gjë do ndodhë sot. Ka dalë në skenë si opsion edhe Shameti I Tomorit për qendrën e mbrojtjes ndërkohë që dje është folur edhe brazilianin Da Silva që ka luajtur me Apoloninë. Të tjerë lojtarë tashmë nuk ka në plan skuadra shkodrane. Nëse merr 2-3 prej këtyre, do ishte e kënaqur. Pas këtyre lëvizjeve, do bëheshin edhe bilancet pas të cilave do të verifikohej nëse Vllaznia kishte bërë merkaton e duhur apo jo. Nëse gabuan drejtuesit apo trajneri Vata. E gjitha kjo do ta ketë koston e saj tek skuadra dhe paraqitjet e saj në fushën e lojës. Në fakt, tifozët duan të shohin në fushë një skuadër sa më kompetitive dhe për nuk duan t’ia dinë për shkaqet që penguan ndërtimin e saj.
www.shkodrasport.com