Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra ka bërë një arritje shumë të madehe në futbollin shqiptar, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që merr pjesë në një kometicion të tillë. Vajzat shkodrane, janë eleminuar nga danezet Fortuna Hjorring, duke u mundur në “Loro Boriçi” 0-1 dhe 2-0 në transfertë.

Presidenti i VllaznisëLazer Matija, në një prononcim të tij për mediat, ka folur pas eleminimit nga Champions League. Kreu i klubit ka theksuar se në dakt i ka pëlqyer ndeshja, si ajo në “Loro Boriçi”, por edhe në transfertë.

“Mendoj se në të dyja ndeshjet, ekipi kishte dëshirë, kishte ide të qarta për të shkuar dretj fitores, por ndeshja e sotme mendoj se nuk filloi mirë për ekipin tonë. Kjo ndoshta ishte dboësia e kësaj ndeshje, sepse ekipi doli me vonesë në lojën e vetë. Emocionet e ndeshjes, rezultati i ndeshjes së parë, ndoshta ndikuan pak, sepse ekipi e ndiente veten ndoshta inferior përballë këtij ekipi.

Me kalimin e minutave, them se ekipi doli në lojën e vetë, por them sepse ishte shumë e vështirë. Gjithsesi mendoj se ekipi dha maksimumin në këto 2 ndeshje, dha më të mirën. Kjo është një përvojë e re për këtë ekip, por edhe për çdo ekip të rajonit, sepse është nivel shumë i lartë ku luajmë.

Ekipi dha shenja të mira, mendoj një pjesë të dytë e një niveli shumë të lartë. Tregoi përgatitje fizike, krijoi raste, sepse ekipi nuk kishte çfarë të priste më pas. Kjo të gëzon, sepse tregon se ekipi ka kualitete, ka lojtare që të gëzojnë, sepse japin gjithçka për këtë sport.

Humbja gjithmonë të mërzit, por për presidentin, vajzat e Vllaznisë kanë punuar shumë dhe se kanë bërë një paraqitje me të vërtetë dinjtoze.

“Normalisht, humbja të mërzit, sepse këto vajza kanë punuar shumë, kanë punuar për të marrë rezultat pozitiv, por këtu nuk përfundon asgjë, sepse ky ekip i ka marrë maksimumin këtij sezoni në Champions League, ashtu sikurse ka marrë edhe në kampionat. Rezultati i ngushtë 0-1 në Shkodër, dhe 2-0 këtu, më japin besim tek ky ekip.

Problematikat e sportit tek ne janë shumë të mëdha. Problematikat e ekipeve, sidomos të femrave janë akoma më të mëdha. Ne kemi shumë punë për të bërë. Kemi shumë punë për të ndërtuar një ekip për në Europë, por ne kemi shumë punë për në infrastrukturë, edhe në mbështetjen financiare, sepse sikurse shihet këtu, gjithçka është ndryshe”.

Më tej, Matija ka folur edhe për objektivat e Vllaznisë, ku është shprehur se janë si gjithmonë të njëjta. Nëse futihet titulli kampion, atëherë përforcimet për Champions League do të fillojnë që në muajin qershor, në mënyrë që skuadra të jetë sa më e kompletuar për të luajtur në të tilla nivele.

“Unë mendoj se ekipit nuk i mungon asgjë, në çdo aspekt. Mendoj se edhe për sezonin tjetër, ekipi do të ketë objektiv për të fituar trofetë, për t’u ballafaquar në Europë. Gjithsesi, mendoj se për në Europë, ekipi ka nevojë për lojtare më kualitative.

Kemi marrë ato lojtare që na u dha mundësia për në momentet e fundit, sepse pjesëmarrja në këtë tur donte përforcime. Ndoshta në vitin e ardhshëm duhet të fillojmë më herët, duhet afruar lojtaret që në muajin qershor, nëse arrijmë objektivin për të dalë kampion dhe nëse afroj,ë 3-4 lojtare cilësore, mendoj se çdo gjë mund të pritet prej këtij ekipi, sepse në përbërje të vetë, boshtin e ka jashtëzakonisht shumë të mirë”, është shprehur presidenti Lazer Matija.