Vetëm gjashtë ditë më parë Vllaznia do të fitonte 3-2 në Tiranë ndaj Partizanit dhe do t’i rrëmbente atij Kupën e FSHV-së. Por sot ishte, në ndeshjen e parë të kampionatit, ishte tjetër gjë. Një Vllazni “e dehur” nga ai sukses, nuk ka treguar asgjë nga vlerat e saj dhe është mundur 0-3 brenda në “Qazim Dervishi”.
Ndeshja nuk ka patur shumë histori. Skuadra e Ylli Tomorit ka dominuar në të gjitha drejtimet ndaj një ekipi që nuk funksiononte duke i fituar shpejt të tre setet. Të parin 25-12, të dytin 25-17 dhe të tretin 25-18. Tifozët e pranishëm në pallatin e sportit janë zhgënjyer nga paraqitja e volejbollistëve shkodranë megjithatë ata e kanë të qartë se kjo nuk është Vllaznia e vërtetë. Ndoshta nuk ishte në ditën e saj më të mirë dhe me shumë mundësi volejbollistët kanë qenë “të dehur” nga suksesi i para pak ditëve dhe kanë menduar se mund të fitojnë sërish ndaj Partizanit por nuk ndodhi kështu.
© shkodrasport.com