E ndërsa Vllaznia ende jo vetëm nuk ka nisur stërvitjen por nuk ka as trajner, ekipet e tjera pjesmarrëse në kategorinë e parë kanë nisur punën.
Një nga rivalet e saj mund të jetë Besa e Kavajës e cila e ka marrë shumë seriozisht sezonin e ri ku kërkon të jetë pretendente për ngjitjen në kategorinë Superiore.
Për këtë arsye, përveç disa afrimeve të bëra pak ditë më parë, sot ka zyrtarizyar një tjetër marrëveshje me një futbollist të huaj. Bëhet fjalë për Carlos Reyes Lozano nga Peruja.
Ai ka firmosur nje kontrare pese vjeçare me klubin e Beses pasi ka kaluar me sukses te gjitha testet e stafit teknik.
Lojtari shihet si nje potencial i madh per te ardhmen dhe eshte nje investim i rendesishem i KS Besa Kavaje.
Nderim GOCI