Ndeshja në mes Vllaznisë dhe Erzenit, do të jetë një nga katër takimet e javës së gjashtë të grupit A që do të luhen pasditen e sotme. Takimi në fjalë do të nisë në orën 14.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”. Siç bëhet e ditur, sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ia ka besuar drejtimin e këtij takimi një arbitri nga Patosi. Kështu, kryesor do të jetë Olsion Yzeiraj ndërsa ndihmës të tij do të jenë Enea Pashaj dhe Erion Hatiaj po nga ky qytet. Nga ana tjetër, arbitër i katërt mësohet se do të jetë durrsaku Xhulio Mema. Vëzhgues i arbitrave do jetë tiranasi Arben Pregja ndërsa delegat i Federatës për këtë takim është caktuar Agim Mone. Vllaznia deri më tani nuk është marrë fare me çështjen e arbitrimit dhe sigurisht që do të kërkojë arbitrim korrekt edhe në takimin e sotëm ndaj Erzenit.
© shkodrasport.com