Basketbollistët e Vllaznisë kanë fituar mbrëmë nga Kamza Basket në ndeshjen e tretë gjysmëfinale dhe kanë siguruar daljen në turin final të kampionatit përballë Tiranës. Ndeshja është mbyllur në shifrat 81-69 por ajo që duhet thënë është se atmosfera e krijuar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka qenë vërtetë entuziaste teksa 1500 të pranishmit kanë krijuar një ambjent vërtetë fantastik.
Ndeshja ka nisur më mirë për Vllazninë e cila ka udhëhequr deri në 11-2 por më pas rezultati ngushtohet dhe perioda e parë fitohet nga vendasit 19-18. Epërsia ka ardhur duke u thelluar dhe e dyta fitohet 23-17 duke bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej 7 pikësh në favor të Vllaznisë.Në periodën e tretë kjo diferencë është thelluar edhe me dy pikë të tjera ndërsa e katërta është mbyllur 16-7 dhe krejt ndeshja me rezultatin 81-69. Kjo ndeshje ka treguar një tjetër fizionomi të lojës së Vllaznisë kjo ndoshta e ndikuar nga zgjedhja e re e presidentit Dibra për pankinën teksa në këtë takim skuadrën e ka drejtuar malazezi Darko Vujaçiç. Ai debuton në këtë mënyrë me këmbë të mbarë tek Vllaznia megjithatë fitorja ndaj Kamzës nuk mjafton sepse të martën luhet finalja e parë ndaj Tiranës, ndeshje kjo që do të luhet në kryeqytet
© shkodrasport.com