U mendua se lëvizjet do ishin të pakta në periudhën e mbetur të merkatos për Vllazninë, por duket se nuk do jetë kështu. Shkodranët shfaqën një mori problemesh në humbjen e fundit kundër Valur. Pavarësisht rezultati të thellë në shifrat 0-4 që vulosi eleminimin e kuqebluve, ajo që ra në sy ishte edhe loja shumë e dobët e shkodranëve.
Ekipi nuk arriti të ndërtonte thuajse asnjë aksion të rrjedhsh brenda 90 minutave. Ku shumë lojtarë treguan limitet e tyre, fakt që vë në pikëpyetje nëse skuadra do bazohet pikërisht në këta futbollistë në sezonin e ri. Por duket se shkodranët do rifuten edhe njëherë në merkato. Ku duket e nevojshme afrimi i futbollistëve të tjerë cilësorë.
Kjo sidomos në repartin e mbrojtjes, ku së fundmi është dëmtuar edhe Bajrami. Kosovari i afruar nga Gjilani në fillimin e qershorit do qëndrojë për një periudhë 4-5 javore larg fushave të lojës. Ku shpresat për një rikthim të tijin në skuadër mund të jenë nga java e 2-të ose e 3-të e Superiores. E me patjetër kërkohet një qendër mbrojtës dhe po ashtu një mbrojtës i majtë.
Po më pas nuk ngel as reparti sulmues, ku Vllaznia u pa qartë që vuajti shumë nga krahët. Me drejtuesit kuqeblu që prej kohësh po kërkojnë lojtarë cilësorë për atë pozicion, por ende pa një emër të zyrtarizuar. Pra, 1 muaj para nisjes së sezonit të ri, Vllaznia duket një “kantier i hapur”, me disa futbollistë që mund ta kenë në pikëpyetje të ardhmen e tyre në rradhët e kuqebluve.
Endri ÇINARI