Vllaznia është transformuar. Nëse krahason skuadrën që mbylli kampionatin e fundit, nuk ka shumë ngjashmëri me këtë që është ndërtuar për sezonin 2020-2021.

Një pjesë e mirë e titullarëve janë ruajtur, por me 14 afrime dashur pa dashur do ua ndryshojnë “look”- un shkodranëve. Nga porta e deri në sulm ka jo vetëm risi në emra, por edhe bollëk.

Tomas Brdariç nuk do të ketë dhimbje koke kur të kthejë kokën në stol, pasi çdo rol e ka të dubluar tashmë. Pritet që të ketë një garë të fortë për një vend titullari.

Megjithate merkatoja nuk eshte mbyllur dhe numri i blerjeve mund te rritet edhe me shume. Kjo do te thote se skuadra do te forcohet edhe me shume ne vijim.