Vllaznia luajti dje kundër Universitatea Craiovës, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Sfida përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa të jashtëzakonshëm në shkallët e tribunës ishin tifozët e shumtë shkodranë.
Numri i tyre ka qene afro 10 mije dhe ato nuk kane ngurruar per asnje moment ta mbeshtesin skuadren e tyre te zemres dhe padyshim qe ne fund, kane marre edhe duatrokitjet e vete lojtareve.
Sot, nderkohe ka qene klubi i Vllaznisë që i ka falënderuar përmes një postimi në kanalin zyrtar.
“Thjesht, të mrekullueshëm!
T’u thuash FALEMINDERIT është pak!
Jeni tifozët më të mirë në Botë!
PërJetëKuqeBLU!”, shkruhej në faqen zyrtare të Vllaznisë.
Pas një jave do të zhvillohet takimi i kthimit, ku synohet të shkohet më tej. Optimizmi në kampin shkodran është i madh pas performancës pozitive në stadiumin “Loro Boriçi”.