Nga skuadra kampione në fuqi e futbollit të femrave- Vllaznia, nuk ka vetëm largime por afrime sportistesh cilësore. Ditët e fundit, presidenti Lazer Matija ka bërë të mundur afrimin në rradhët e këtij ekipi të një futbollisteje që është edhe pjesë e kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për sulmuesen Marsela Djegsina. Ajo ka qenë pjesë e ekipit AAS deri para pak ditësh ndërkohë që tashmë ka kaluar tek kampionet.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Shkodra SPORT” trajneri i ekipit AAS Arben Parmeza që do të shprehej: “Një nga futbollistet tona më të mira, kapitenia Djegsina ka kaluar tek Vllaznia tashmë.

Natyrisht që për ne është një minus i madh por jemi të kënaqur që nga Akademia Ajaks dalin sportiste të tilla me vlera që ashtu si me kombëtaren do të përfaqësohen denjësisht edhe me skuadrën e Vllaznisë si në aktivitetet kombëtare ashtu edhe në ato ndërkombëtare”.
© shkodrasport.com