Skuadra kampione e Shqipërisë në futboll për femra- Vllaznia, e ka nisur me fitore turneun ndërkombëtar që po zhvillohet në Greqi. Në ndeshjen e parë të këtij tuneu, përballë saj ka qenë skuadra maqedonase Tiverija Istatov dhe në fund është fiksuar rezultati i thellë 6-1 në favor të vajzave shkodrane.

Golat për të janë shënuar nga Franja, Gjini, Maliqi, Bajraktari si dhe Gruda dy gola. Trajneri Nikolin Leka e ka nisur lojën me këtë formacion: Raxhimi,Lipa, Bajraktari, Rrahmani, Gjini, Jashari, Franja, Paviçeviç, Maliqi, Doçi dhe Muja. Janë aktivizuar edhe Gjegji, Mustafa, Gruda, Koldashi e Djukiç. Sot Vllaznia do të zhvillojë ndeshjen e dytë dhe natyrisht që objektivi i saj është fitorja. Madje jo vetëm e kësaj ndeshje por pse jo, të shpallet edhe fituese e krejt turneut që po zhvillohet në Alexsandroupolis të Greqisë.