Sot ka nisur kampionati kombëtar i futbollit të femrave dhe Vllaznia kampione në fuqi e ka nisur si e tillë edhe kampionatin e ri.
Ajo ka luajtur ndeshjen e parë në transfertën e Maliqit ndaj skuadrës që debuton për herë të parë në këtë kampionat.
Në fund të 90 minutave, vajzat kuqeblu kanë sigluar fitoren e thellë 8-0. Protagoniste kryesore dhe në këtë ndeshje ka qenë sulmuesja Megi Doçi me katër gola të shënuar, nga dy për secilën pjesë.
Dy gola të tjerë kanë patur për autore futbollisten Estelle ndërsa dy të tjerët janë shënuar nga Osmanaga dhe Franja.
Duhet thënë se trajneri Nikolin Leka ka aktivizuar në këtë takim edhe disa futbolliste të reja në këtë takim të cilat premtojnë shumë për të ardhmen.
Objektivi i Vllaznisë sigurisht që është fitimi i titullit kampion edhe këtë sezon, titull që do të ishte i gjashti rradhazi për të.
© shkodrasport.com