Vllaznia e futbollit te femrave ka marre nje fitore te lehte ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te zhvilluar pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”, duke mundur me rezultatin e thelle 13-0 ekipin e Skenderbeut te Korçes.
Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e 2-te kur sulmuesja Fortesa Berisha ka kaluar ne avantazh ekipin shkodran. Nje minute me vone ka ardhur goli i dyte, shenuar nga japonezja Risa Yamada, nderkohe qe gjate pjeses se pare do te kishte vend edhe per dy gola te tjere te shenuar nga e njejta futbolliste: Arbenita Curraj.
Megjithate ne pjesen e pare do te shenonte edhe sulmuesja Jehona Shala dhe ne kete menyre pjesa e pare u mbyll ne shifrat 5-0 per Vllaznine. Ne te dyten ajo do te shenonte edhe tete gola te tjere.
Dy prej tyre do te mbanin firmen e futbollistes Klaudia Borci dhe po ashtu dy gola do te shenonte edhe mesfushorja Arlinda Kodra, ndersa nga nje gol do te shenonin Sara Maliqi, Luçije Gjini, Arbiona Bajraktari dhe Esmeralda Franja qe vulosen keshtu rezultatin e thelle 13-0.
Pas javes se 14-te te kampionatit, Vllaznia me 39 pike udheheq e vetme renditjen, e ndjekur nga Apolonia me 36, Tirana 35 dhe Partizani 27 pike. Keto kater skuadra thuajse e kane siguruar zonen “Final 4”, ku do te luftojne per fitimin e titullit kampion, megjithate shkodranet jane serish favoritet kryesore edhe kete sezon per te qene ato kampione./www.shkodrasport.com/