Nëntë javë kampionat, nëntë fitore për Vllazninë e femrave. Të rradhës e ka arritur paraditen e sotme në derbin ndaj “Juban Danja”. Në ndeshjen e luajtur në kompleksin sportiv “Zmijani”, vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajneri Nikolin Leka kanë fituar me rezultatin e thellë 6-0. Në secilën pjesë loje janë shënuar nga tre gola dhe protagoniste të këtij takimi kanë qenë sërish dy sulmueset e këtij ekipi, Megi Doçi që ka shënuar 4 herë ndërsa Uendi Muja ka shënuar 2 herë.
Vllaznia femra ndodhet në vendin e parë në renditje me pikë të plota- 27. Kampionati i femrave me ndeshjet e sotme ëshhtë ndërprerë për t’u rikthyer sërish në janar kur do të luhet edhe java e fundit e fazës së parë të tij.
© shkodrasport.com