Vllaznia në futboll për femra mesditën e së shtunës është shpallur për të pestën herë rresht kampione e Shqipërisë.
Ajo e ka fituar edhe ndeshjen e fundit të kampionatit, atë me Pogradecin me rezultatin 5-0 dhe menjëherë pas përfundimit të saj është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të medaljeve për ekipin kampion.
Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë Hysen Zmijani ai që i ka dorëzuar kupën kapitenes Esmeralda Franja.
Protagonistët e këtij suksesi janë shprehur të lumtur për këtë sukses të rradhës, pavarësisht se vjen në një moment jo të mirë për futbollin shkodran.
Vllaznia e femrave padiskutim që edhe në këtë kampionat tregoi se është e pathyeshme në futbollin e femrave në Shqipëri dhe shifrat e saj janë të frikshme.
Ajo i ka fituar të 20 ndeshjet e luajtura dhe golaverazhi i saj është fantastik, me 131 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar.
www.shkodrasport.com