Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Në kuadrin e javës së pestë të kampionatit, ajo ka udhëtuar sot drejt Pogradecit për t’u ndeshur me skuadrën vendase dhe në fund të 90 minutave është fiksuar fitorja e thellë 9-0.
Përballë vendaseve pa shumë përvojë, shkodranet nuk e kanë patur të vështirë të fitojnë. Madje trajnerët Leka e Parmeza kanë aktivizuar edhe disa futbolliste të reja në këtë takim.
Autore të golave për Vllazninë kanë qenë, e zakonshmja Megi Doçi që ka shënuar 4 herë në këtë ndeshje, më pas ka qenë Arlinda Gruda që ka shënuar 3 gola ndërsa dy futbollistet e reja, Avullija dhe Osmanaga kanë shënuar nga një gol.
Me fitoren e sotme, Vllaznia femra vazhdon të jetë në krye të renditjes me pikë të plota 15 pas 5 fitoreve të arritura dhe për më tepër me një golaverazh të shkëlqyer prej 36 golash të shënuar dhe asnjë i pësuar.
© shkodrasport.com