Vajzat kuqeblu kanë arritur një tjetër fitore në kampionat. Ata kanë luajtur dhe fituar pa shumë vështirësi sot ndaj Dajtit me shifrat e thella 10-0.

Pavarësisht golave të shumtë që janë shënuar, golashënuesja më e mirë në historinë e futbollit të femrava- Megi Doçi, nuk ka shënuar më shumë se dy herë. Të tjerët janë shënuar nga Arlinda Gruda (2), Paviçeviq (2), Jaçe, Franja (2) dhe Mustafaj.

Me fitoren e sotme, Vllaznia femra është ngjitur në kuotën e 18 pikëve pas 6 fitoreve të arritura në 6 ndeshjet e zhvilluara.

Megjithatë kampionati i vërtetë për të ende nuk ka nisur sepse në javët e ardhshme do të jenë edhe përballjet direkte me skuadrat e tjera pretendente si Tirana AS, Apolonia e Kinostudio.
© shkodrasport.com