Tjeter fitore ne kampionat per Vllaznine e volejbollit te femrave. Ajo ka fituar pasditen e sotme me rezultatin 3-1 ndaj Apolonise ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Volejbollistet shkodrane e kane kontrolluar ndeshjen nga fillimi e deri ne fund dhe ndoshta nuk duhej ta kishin humbur edhe ate set, por u verejten shenjat e nenvleresimit dhe po ashtu, u aktivizuan te gjitha lojtaret e stolit, çka i dha mundesine Apolonise ta fitonte setin e trete dhe ta hapte per momentin ndeshjen.

Megjithate vajzat kuqeblu te udhehequra nga kapitenia Peteza nuk e vune asnjehere ne dyshim fitoren e ketij takimi. Ato kane fituar setin e pare, te dyte dhe te katert duke fituar kesisoj krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Me fitoren e sotme, ekipi shkodran forcon edhe me shume pozitat ne katershen e ekipeve me te mira te kampionatit nderkohe qe objektivat jane per te shkuar edhe me lart sepse kapacitet dhe mundesite ky ekip i ka.
www.shkodrasport.com