Mesditën e sotme në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i turit të parë të
Champions League në futboll për femra.
Kampionia e Shqipërisë- Vllaznia e Shkodrës ka pritur me interes për të mësuar shortin dhe kundërshtaret me të cilat do të ndeshet.
Ashtu si dhe vitin e kaluar, edhe këtë vit ndeshjet e grupit 8 në të cilin luan ekipin shkodran, do t’i zhvillojë ndeshjet në Sarajevo të Bosnjë- Hercegovinës në datat 7-13 gusht.
Çka do të thotë se pjesë e këtij grupi është edhe kampionia boshnjake SFK Sarajevo 2000.
Po ashtu edhe kampionia e Estonisë Paru dhe ajo e Moldavisë Agarista.
Nga tre kundërshtaret, shkodranet njohin vetëm boshnjaket të cilat i kanë mundur 1-0 sezonin e kaluar ndërsa nuk kanë ndonjë informacion për dy kundërshtaret e tjera.
Kjo ndoshta bën që objektivi të mos përcaktohet që tani gjithsesi Vllaznia është e qartë se do të tentojë rezultatin historik, kalimin e turit të parë.